Blloqe Gipsi
Digips Blocks

Digips Blocks janë bloqe me bazë gipsi të cilat mund të përdoren për ndërtimin e ambienteve të brendshme ose interiore. Si mjete të thata ndërtimi, ju mundësojnë që modifikimet në ambientet tuaja të bëhen shpejtë dhe lehtë, si në vënie ashtu edhe në heqjen e tyre. Me Digips Blocks ju mund të ndani lehtësisht dhomat tuaja ose mund të krijoni mure pa shpenzuar shumë në para dhe kohë.

Të investosh në ambiente të brendshme do të thotë të jesh i përgatitur për të nesërmen. Ambientet tuaja mund të jenë të qëndrushme në kohë dhe kushte të ndryshueshme nëse cilësia e materialeve që përdorni për ndërtimin e tyre e premton këtë.

Bloqet e gipsit janë mjete ndërtimi me cilësi të lartë dhe efikas për konstruktimin e ambienteve të brendshme.

Digips Blocks ofrohen në trashësi prej 100mm dhe peshë të lehte por me një qëndrueshmëri të lartë. Këto karateristika e bëjne produkt më se të përshtatshëm për krijimin e mureve ndarëse në ambiente të brendshme.

Sistemet e bloqeve kombinojnë përparsitë e materialeve të thata për ndërtim dhe atyre izoluese në një sistem të vetëm. Avantazhet e ndërtimit gjenden në një bllok të vetm i cila me përmasat e tij (666 x 380 mm) mundëson ndërtim cilësor në kohë shumë të shkurtër.

Të dhënat teknike

Karateristikat kryesore

  • Trashësia: 80mm
  • Përmasat: 666 x 380 mm
  • Pesha: ~20kg
  • Formati: 4 blloqe/m²
  • Sipërfaqja: e lëmuar
  • Rezistent ndaj zjarrit
  • Përdorimi: pritet dhe lëmohet pa u dëmtuar brendësia
  • Pëfundimi: lyerje me ngjyrë, tapet apo prodhime dekori (tulla, panele 3D etj)

Përparsitë e blloqeve

  • Vendosen lehtë
  • Mundësojnë ndëtrim të shpejtë
  • Peshë e lehtë
  • Ruan temperaturën e ajrit
  • I shëndetshëm me gips natyral 100%
  • Përshtaten lehtë në sipërfaqe jo të rregullta
  • Priten lehtë duke marë forma të ndryshme
  • Rezistent ndaj zjarrit